LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi tallet me divorcin nga Bill Gates

Xiaomi tallet me divorcin nga Bill Gates

Prodhuesi i celularëve u vu në siklet kur bëri një shaka të keqe dhe për këtë mori një ‘stuhi’ kritikash për të.

Departamenti britanik i PR i Xiaomi ka treguar se si duhet bërë marketing me një shaka ndaj Bill Gates.

Në vend që të promovojë avantazhet e Mi 11, siç është kapaciteti i karikimit super i shpejtë dhe performancave të tjera, marka kineze u mbështet në një shaka të keqe për divorcin nga Bill dhe Melinda Gates. Por kjo nuk ishte e gjitha, transmeton Telegrafi.


Xiaomi poston në lidhje me divorcin nga Bill dhe Melinda Gates

Xiaomi përdori ngjarjen shumë personale të themeluesit të Microsoft për një shaka të keqe.

“Ndërsa ndarja me partnerin tuaj miliarder mund të mos ketë qenë vendimi më i zgjuar, kapaciteti turbo i Mi11-it tonë, i cili karikohet plotësisht në 55 vat në 45 minuta, do të thotë që ju jeni gjithmonë gati të shkoni”, lexohet në shkrimin e postuar në Twitter.

Postimet e Xiaomi me iPhone

Jo vetëm që shkrimi në Twitter u perceptua nga shumë si e papërshtatshme dhe pa shije, Xiaomi bëri edhe një gabim tjetër. Kt shkrim në Twitter, nuk u dërgua përmes një pajisje Xiaomi, por përmes një iPhone – siç ishte e dukshme në Twitter. /Telegrafi/