LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e shtatë në Superligë vjen me ndeshje shumë interesante

Xhiro e shtatë në Superligë vjen me ndeshje shumë interesante

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja që numëron gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, do të sfidohet nga Rahoveci, ku Vreshtarët kanë një fitore e pesë humbje. Kjo përballje njëherësh është mes vendit të parë dhe të fundit të Superligës.

Një përballje interesante dhe e barabartë shihet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit kanë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.


Vëllaznimi pas fitores ndaj Ponte Prizrenit është motivuar dhe është në kërkim të fitores së tretë, megjithatë, do ta ketë shumë vështirë, pasi përballet me Trepçën, një nga skuadrat më të përforcuara në këtë edicion me lojtarë vendorë dhe të huaj. Kuqezinjtë kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa mitrovicasit kanë katër fitore e dy humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Ylli është në kërkim të fitores së tretë radhazi në elitë pas katër humbje, ndërsa prizrenasit kërkojnë këndelljen pas largimit të trajnerit Darko Raduloviq. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga – Java 7

E shtunë

17:00 Peja – Rahoveci

19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E diel

17:00 Vëllaznimi – Trepça

19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori