Java e 18 në BKT Superligë, apo e fundit për stinorin vjeshtor nis sot me tri ndeshje që janë në program.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Lipjan, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.


Dy skuadrat rajonale kanë mbetur mbrapa treshes së parë dhe duan fitore në mënyrë që të qëndrojnë në garë për titullin e kampionit.

Ky takim pritet të jetë shumë interesant edhe për faktin se rivaliteti mes dy klubeve është shumë i madh.

246772742 10160167712293538 4452351894574133239 n

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ulpianës.

Gjilanasit pas dy fitoreve radhazi duan edhe të tretën që të dimërojnë më të qetë, derisa lipjanasit synojnë t'i befasojnë përsëri si në ndeshjen e parë kur i ndalën në barazim.

Takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Drenas, ku mes vete takohen skuadrat rajonale Feronikeli e Drenica.

Dy ekipet po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve dhe duan fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor. /Telegrafi/ BKT Superliga e Kosovës - Xhiro e 18-tëE shtunë

13:00 Llapi - Prishtina
13:00 Drita - Ulpiana
13:00 Feronikeli - Drenica

E diel

13:00 Malisheva - Dukagjini
13:30 Ballkani - Gjilani

telegrafi sport app