Xhirime filmi, mbyllet përkohësisht rruga "Eqrem Çabej" në Prishtinë

Rruga Eqrem Çabej do të jetë e mbyllur përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 deri në 18:00 për shkak të realizimit të një skene filmi “DUA”.
Pika e mbylljes do të jetë nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, dhe xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.
Autoritetet e kryeqytetit kërkojnë nga qytetarët të përdorin rrugë alternative për qarkullim derisa të përfundojnë xhirimet.
“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij projekti filmik,” thuhet në njoftimin zyrtar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































