LAJMI I FUNDIT:

Xhinset-tango

Xhinset-tango

Për të gjitha femrat të cilat kanë vijë të bukur trupore dhe të cilave iu pëlqejnë xhinset e ngushta dhe të lëshuara, një kompani japoneze ka ideuar xhinset-tango ose ‘bikini-jeans’, të cilat për trupi mbahen vetëm me anë të shiritave elastikë të lidhur anash.

Dizajnerja e këtyre xhinseve të pazakonshme, Sandra Tanimura, ka deklaruar se frymëzimin për këtë produkt e ka marrë nga vajzat të cilat kanë kërkuar që pantallonat të qëndrojnë sa më poshtë.
“Jemi të specializuar për dizajnimin e xhinseve që qëndrojnë më poshtë belit, mirëpo klientet tona dëshironin që ato të jenë edhe më të lëshuara. Ka qenë vërtetë vështirë për t’i plotësuar këto kërkesa në mënyrë që xhinset mos të bien poshtë. Kështu erdha tek ideja që t’i shfrytëzoj lidhëset e kostumeve të larjes të cilat do t’i mbajnë xhinset të mos bien”, ka treguar dizajnerja.


Edhe pse ky model i xhinseve tashmë ka dalë në shitje në Japoni, nuk janë të gjithë të kënaqur me këtë inovacion. Stilistja Wenda James-Rowe i ka quajtur ato krejtësisht pa shije dhe të tmerrshme, duke shtuar se asnjëherë nuk do të vishte diçka të tillë.
“Nëse ju bien pantallonat, thjeshtë vendosni rrip. Për të mbajtur diçka të këtillë duhet medoemos të keni trup të hollë, përndryshe beli i trashë do t’u dalë mbi to”, ka deklaruar James-Rowe, duke shtuar se ky model është vetëm për vajzat e reja dhe trend me afat të shkurtër të kohëzgjatjes.

Në trend Femra

Më shumë
Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Flokë dhe stil
Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori