Pas lajmeve që qarkulluan për largimin e saj nga lista e ndjekësve në Instagram nga Xheneta Fetahu, Gresa Gashi ka vendosur të flasë për herë të parë rreth këtij rasti.

Të dyja kanë qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, dhe marrëdhënia mes tyre ka tërhequr vëmendje të madhe të mediave dhe fansave.


Në një intervistë për "Prive by Liberta Spahiu", Gresa u shpreh qartë se nuk ka pasur asnjë konflikt personal me Xhenetën apo pjesëmarrësit e tjerë.

Foto: YouTube

“Unë e di që asgjë keq nuk kam pasur me askënd prej Bigut. I uroj suksese secilit dhe më gëzon zemra kur shoh të tjerët të arrijnë. Unë kam qëndruar tre muaj me ta dhe nuk kam asnjë hatërmbetje apo inat personal. Unë kënaqem nëse tjetri arrin edhe ka sukses, sidomos ata që i kam pasur brenda në shtëpi", tha ajo.

Aktorja shtoi gjithashtu se mund të ketë arsyet e veta dhe nuk duhet marrë me rëndësi.

“I ka arsyet e veta, pse qysh e tek. Nuk është najfar rëndësie", theksoi mes tjerash.

Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve që kanë qarkulluar për marrëdhënien e tyre, duke qartësuar se Gresa e sheh situatën si një çështje pa rëndësi dhe pa ndonjë konflikt të hapur. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com