Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për situatën në vend, për sfidat që po përballen institucionet e vendit, si dhe për çështjet tjera.
Haliti duke qenë deputet me përvojë të gjatë në legjislaturën e vendit ka trajtuar një sërë çështjesh që i përkasin seancave të Kuvendit, ai vlerësoi se seanca paraprake nuk do të duhej të mbyllej dhe të vazhdohej me sencë tjetër, nga kreu i Kuvendit, derisa komentoi edhe dërgimin në Kushtetuese seancën e fundit të 13 korrikut, të Kuvendit të Kosovës nga PDK, të cilës, deputeti Haliti i përket.
“Meqenëse tashmë lënda ka shkuar në Kushtetuese për interpretim, nuk jam i pritur të flas për këtë çështje, porse e mbështes grupin tim parlamentar”, tha Haliti.
Lidhur me rregulloren e Kuvendit, deputeti Haliti ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është ajo e cila vendos për rendin e ditës në seanca.
“Sipas rregullores së Kuvendit rendin e cakton Kryesia e Kuvendit, mirëpo në këtë rast deri para mbajtjes së seancës së fundit nuk ka pasur kuorum të kryesisë për ta miratuar rendin e ditës”, deklaroi Haliti në RTK derisa sqaroi se mbledhjen apo seancën e ka thirrur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Ne deri më tash nuk kemi pasur këso përvoja të tilla në Kuvend, pavarësisht asaj se edhe në të kaluarën ka pasur thirrje të seancave, porse nuk janë ngritur asnjëherë si çështje. Por ka ndodhur shumë rrallë që për mungesë të anëtarëve të kryesisë mos të miratohet rendi i ditës”, tha Haliti.
Ai, tutje sqaroi se sipas rregullores së Kuvendit interpretuesi i fundit është Kryetari i Kuvendit, porse kjo vlen vetëm për seanca dhe gjatë zhvillimit të seancave.
“Edhe në të kaluarën kemi pasur raste të tensionimit të situatës në Kuvend, porse nuk kemi nxituar ta mbyllim seancën, sepse në momentin që mbyllet seanca e filluar atëherë nuk mund ta thërrasësh sërish, sepse as kryetari nuk ka më kompetenca për ta thirrur atë, ngase duhet të mblidhet kryesia për të diskutuar për këtë çështje”, tha Haliti duke shtuar se vendimet i merr vetëm kryesia e Kuvendit.
”Unë e kam lutur kryetarin e Kuvendit, kam shkua edhe në zyre tek ai, me ndërpre seancën e thirrur nga ai, jo se jam konsultuar me dike, por se bindja ime ka qenë se ato skena që i kanë pa qytetarët nuk kanë garantua një ecje përpara, me pas një seancë normale”, ka thënë Haliti.
Më tej, Haliti ka krahasuar përbërjen e legjislaturave përgjatë viteve që nga paslufta e këndej, duke vlerësuar si më përmbajtësorin atë të parin, ku ka pasur shumë akademikë dhe njerëz të ngritur e të formuar kombëtarisht e intelektualisht.
Veç kësaj, deputeti Haliti ka folur edhe për legjislaturën e Kuvendit kur ai ishte gjuajtur me vezë nga kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, derisa Haliti e udhëhiqte seancën nga salla ku uleshin deputetët e Kuvendit.
Ndërkaq lidhur me video-inçizimin, ku shefja GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila kishte komunikuar me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, deputeti Haliti tha se nuk e dëmton Kosovën, derisa shtoi se bisedimet mund të zhvillohen ngase janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që, theksoi ai, në të kaluarën LVV ka akuzuar kryeministra e ministra të qeverive të kaluara se kanë pasur lidhje me Veselinoviqin e Radojçiqin, etj.
Haliti mes tjerash sqaroi se sipas Kushtetutës minoritetit serb i takon ministri dhe deputetë në institucionet shtetërore të Kosovës, dhe, rrjedhimisht, komunikimi me ta është i nevojshëm.
Ndryshe, PDK-ja ka kontestuar seancën e fundit plenare tw Kuvendit e cila ishte caktuar dhe ftuar, sipas PDK-sw, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Prandaj si e tillë, PDK thotë se duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në këtë seancë jokushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve