LAJMI I FUNDIT:

Xhaka e Shaqiri kujtojnë dy vjetorin e gjunjëzimit që ia bënë Serbisë me komentim shqip

Xhaka e Shaqiri kujtojnë dy vjetorin e gjunjëzimit që ia bënë Serbisë me komentim shqip

Kanë kaluar dy vite nga ndeshja që nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët.

Ishte 22 qershori i vitit 2018, kur në Kampionatin Botëror në Rusi, Zvicra e shqiptarizuar luante ndaj Serbisë.

Serbët ishin në epërsi pas pjesës së parë dhe po mendonin se me një fitore eventuale të kalonin grupet.


Por ata kishin harruar se në fushë janë bijtë e shqipes që nuk dorëzohen lehtë dhe si gjithmonë edhe në ndeshje futbolli shqiptarët i gjunjëzuan e turpëruan serbët.

Granit Xhaka në minutën e 52-të me një goditje bombastike barazoi shifrat në 1-1.

Ndërkohë krejt në fund të takimit u përkujdes Xherdan Shaqiri me golin e dytë shqip që t’i rrëzojë për toke dhe t’i dërgojë në shtëpi serbët duke i eliminuar nga Kampionati Botëror.

Të dy lojtarët që janë edhe krenaria e shqiptarëve festuan duke bërë shqiponjën dy krenare dhe duke i treguar serbëve se nga kush po pësojnë.

Sot kur kanë kaluar dy vite nga ajo ndeshje historike, si Xhaka ashtu edhe Shaqiri kanë postuar videot e golave nën komentimin rrëqethës të komentatorit nga Kosova, Andin Lokaj.

Graniti përpos golit në video dëgjohet edhe kënga ‘Shqipëri nëna ime’.

Kanë mjaftuar këto dy video që tifozët të vërsulën në profilet e dy yjeve tanë duke i komentuar dhe duke ia përsëritur se të dy janë krenaria jonë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Today 2 years ago ! ?????????tag your friend who went crazy like #andinlokaj on this day ????❤️#XS23

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on Jun 22, 2020 at 10:03am PDT

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori