LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi përfundon koordinimin me partitë, mandati i kryetarëve duhet të vazhdohet deri në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, mbajti koordinim me partitë politike parlamentare, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e LSDM-së dhe koalicionit, BDI-së, të Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së, kurse përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit nuk ishin të pranishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Xhaferi u njoftua me konkluzionet e takimit joformal të përfaqësuesve të partive politike që u mbajt më 13 maj 2017 (e shtunë). Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave. Gjithashtu, Kryetari Xhaferi u njoftua edhe se partitë pajtohen që debati për Propozim-ligjin do të jetë efikas dhe të përjashtohet çdo mundësi për anulimin e tij të panevojshëm.

Kryetari Talat Xhaferi theksoi se me qëllim të mundësohen kushte për punë të rregullt të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është e domosdoshme që të respektohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i ftoi partitë politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvend, konform nenit 33 të Rregullores së Kuvendit të RM-së ta njoftojnë për formimin e grupeve parlamentare.


Xhaferi theksoi se pret në afat të shkurtër partitë të arrijnë marrëveshje për formimin e trupave punuese, me qëllim që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratohen në bazë të procedurave të Rregullores, njofton AIM.

Kryetari Xhaferi dhe përfaqësuesit e partive politike u pajtuan se dialogu politik duhet të vazhdojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe se të gjitha subjektet politike duhet të jenë përgjegjës para qytetarëve dhe të kontribuojnë për vazhdimin e proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Kalo në kategori