LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Epopeja e Dukagjinit ishte përgjigja heroike e atdhedashësve

Xhaferi: Epopeja e Dukagjinit ishte përgjigja heroike e atdhedashësve

Në Gllogjan është mbajtur manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij tha se gjendet në Gllogjan për të kujtuar dëshmorët që kanë rënë për lirinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Kur shënohet 26 vjetori i epopesë së UÇK-së në Gllogjan, që ishte përgjigja heroike e atdhedashësve në fillimin e luftës në Dukagjin, jam më së i sigurt se ky është vendi se ku duhet të gjendem sot unë. Këtu në Gllogjan bashkë me të gjithë ju për të shprehur nderimet dhe përuljet tonë të pafund si komb, ndaj çdo pikë gjaku që e ka rënë në këtë truall”, ka deklaruar ai.

Tutje, Xhaferi tha se “të ndërtosh një shtet nuk është lehtë, akoma më vështirë është të ndërtosh shtetin kur duhet të luftohesh e të sakrifikosh më të çmuarën”.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe bombardimet e NATO-s, mbi caqet serbe, ku tha ndihma e miqve është gjithmonë e nevojshme, dhe se e tillë ishte edhe përkrahja luftarake nga NATO.

“Ishte lufta e drejtë për liri dhe vullneti i palëkundur i shqiptarëve që nuk hezituan deri në sigurimin e lirisë për kombin. Lufta në Kosovë dëshmoi se NATO është forca e vetme garantuese e paqes dhe sigurisë në rajon, dhe këtë rol vazhdon ta ketë edhe sot”, tha mes tjerash kryeministri Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori