Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini është diskutuar për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët u larguan në vitin 2014.
Drejtori i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK), Bedri Xhafa ka thënë se çelësi i trajtimit të kthyerve është qasja individuale.
“Dallimi mes të kthyerve mund të jetë astronomik. Ka të kthyer që kanë qëndruar në botën e jashtme prej 20 vitesh, dhe ai ka krijuar një botë krejt tjetër dhe ne duhet t’i qasemi asaj bote. I kthyeri mund të ketë përvojë dhe ne mund të përdorim përvojën e tij. Por i kthyeri mund të ketë qëndruar dy vite si rast social dhe atij duhet t’i qasemi krejt në një mënyrë tjetër”.
Xhafa ka thënë se qëllimi i ri integrimit të kthyerve është që ata të jenë në gjendje të “mbajnë vetën”, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë ka thënë se migrime të qytetarëve do të këtë gjithmonë, por ato duhet të jenë të ligjshme.
“Kanë filluar elementet e para që Kosova po i kthehet emigrimit të ligjshëm dhe qarkor në mënyrë profesionale. Njeriu ka me pas nevojë të lëviz në Gjermani të shkollohet dhe të kthehet”.
“Migrim do të ketë gjithmonë. Migrimet legale janë të mundshme. Të bëjmë si shoqëri diçka më shumë që migrimet legale të trajtohen si një proces normale. Shembull, Gjermania ka nevojë për infermiere dhe në Kosovë ka mbi 8 mijë të tilla të papunë. Nëse një pjese të tyre u mundësojmë të shkojnë atje, të gjithë do të ishin të kënaqur”, tha ndër të tjera Bedri Xhafa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash

Ademi për tagjedinë në Koçan: Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në qeveri dhe MPB

Rama: Kënaqësi zgjedhja e një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore