Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, aktualisht trajner i Al-Sadd  në Katar, pranoi në intervistën dhënë për revistën televizive të FIFA-s se do të donte ta merrte drejtimin e Barcelonës.

Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman.


“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar”.

xavi 2

“Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin”.

“Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese”.

xavi 1

“Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh”, ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app