Ambasadori amerikan Frank G. Wisner, ish-i dërguari special i SHBA në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, ka folur për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e rajonit.
Për emisionin “Zona Zero” në Top Channel, ambasadori Wisner tha se situata aktuale nuk ndihmon arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, por rrit tensionet në rajon.
Ai nuk e hodhi poshtë mundësinë e një konflikti në Ballkan dhe shtoi që nuk e sheh shumë të arritshme pranimin de-juro të Kosovës nga ana e Serbisë.
Çfarë po ndodh sot mes Kosovës dhe Serbisë?
Wisner: Gjithmonë jam shqetësuar se mungesa e vullnetit mes Beogradit dhe Prishtinës, do të çonte në mosgjetjen e një zgjidhje mes dy palëve. Kuptoj sot se ka një bllokim serioz ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me çështjen e targave, dhe atë të Asosacionit të komunave serbe, si dhe çështje më afatgjatë. Janë të gjitha çështjet në diskutim. Shoh më shumë lëvizje që anojnë nga krizat, që nuk i interesojnë asnjë pale.
Mos është bërë ndonjë gjë gabim në paketën e Ahtisaarit dhe të mund të ndryshohet në këtë moment?
Wisner: Jo nuk besoj se u bënë gabime, se në atë kohë, duke parë se çfarë mund të arrihej, mundësia më e mirë u negociua në mënyrë të aftë. Ishte zgjidhje ideale. Nuk i zgjidhi të gjitha çështjet mes palëve. Serbia nuk ishte e gatshme të pranonte pavarësinë e Kosovës, e Kosova nuk pranonte të bisedonte.
Kë bëni me faj?
Wisner: Besoj fort se nëse duhet caktuar fajtori, kjo e bën edhe më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje. Duhet të gjejmë një rrugë që çon palët në një pikë ku pranojnë njëra-tjetrën e të mund të bashkëjetojnë. Ka pasur disa biseda të një zgjidhje franko-gjermane, ku Serbia pranon një farë modaliteti të Kosovës, e anasjelltas. Më duket si hap pozitiv që duhet ndjekur, por rruga drejt tij nuk duket e qartë. Targat kanë të bëjnë me sovranitetin, por nuk janë thelbi i kësaj çështje.
Si e komentoni vendimin e Albin Kurtit për të mos dëgjuar këshillat e Amerikës dhe Perëndimit?
Wisner: Shpresoj që miqtë e mi duhet të mendojnë me kujdes për situatën ku përballen. Duhen bërë vendimet e duhura dhe të kalohet kjo çështje e targave që po na pengon për një të ardhme të ndryshme. As Kosova e as Serbia s’mund të jetojnë vetëm në Ballkanin Perëndimor.
Si e shihni kundërpërgjigjen e Serbisë që tërhoqi policë, prokurorë, pra po çon në kolaps shtetin e Kosovës?
Wisner: Kjo ekzagjeron problemin me të cilin po përballemi. Vështirëson zgjidhjen. Figurat publike kanë një përgjegjësi për punën që kishin dhe nuk ka të bëjë fare me targat, duhet të vazhdojnë punën. Nuk kam mirëkuptim për ata që u tërhoqën nga puna e tyre për këtë çështje dhe u sugjeroj që të kthehen.
Puna e Gabriel Escobar, i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi…
Wisner: Escobar është një zotëri i talentuar, profesional e diplomat. Ka eksperiencë të shkëlqyer, ka veprime të matura. Ai përfaqëson politikat e Shteteve të Bashkuara, nuk i ka shpikur vetë. Ka mbështetjen time të plotë. Të vazhdojë në drejtimin që ka nisur.
A besoni se do ketë marrëveshje, dhe Serbia të njohë Kosovën në 10 muajt e ardhshëm?
Wisner: Nëse po flisni për zgjidhje afatgjatë, Serbia sot nuk është në pozitë për të njohur de-juro pavarësinë e Kosovës. Nuk e shoh këtë gjë, nuk është e mundur për Serbinë. Kemi nevojë për një bashkëpunim de-facto, njohje de-facto, kjo besoj se është e mundur.
Rusia ka influencën e saj në Serbi, a ka dorë ruse në Serbi në këtë që po ndodh?
Wisner: Çdo i jashtëm që ka një interes do e shfrytëzojë në favor të vet. Nuk bën përjashtim. Rusët nuk janë angazhuar asnjëherë seriozisht për të arritur një mirëkuptim mes palëve. Gjithmonë kanë qenë pengesë.
A rrezikohet një konflikt në Ballkan me këtë situatë?
Wisner: Sigurisht që ekziston një mundësi konflikti, por duhet të kemi shpresën për drejtimet pozitive. Duhet të shohim ç’mund të arrijmë në kuadrin afatgjatë, qoftë për Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi. S’duhet të mendojmë vetëm për të nesërmen, por për të rinjtë, të ardhmen.
Veprimet e Kurtit rrezikojnë politikën në rajon?
Wisner: Besoj se Albin Kurti ka një pozicion të fortë brenda Kosovës, ai ka arritur shumë e ka rezultate të mira. Ka mundësinë të përmirësojë kushtet në Kosovë. Por, që kushtet të jenë të përhershme duhet të ketë paqe në rajon. Duhet të mendojë për të ardhmen e vendit, në bashkëpunim me partnerët, me Perëndimin.
Negociatat për asociacionin e komunave serbe, çfarë ndodh nëse nuk bëhet…
Wisner: Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur një bllokim për këtë çështje, ka besim për të ecur përpara. Nuk jam pjesë e negociatave, por nuk besoj se është bllokuar prandaj them që ka mënyra që të ecim para në këtë çështje. Kundërshtimi i asociacionit është i gabuar./shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje