Williams do të largohet nga SHBA-të

Aktorja e filmit “Brokeback Mountain” nuk mund të përshtatet me vëmendjen e shumtë që e ka ajo dhe vajza e saj trevjeçare, Matilda, nga reporterët amerikanë pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj Heath Ledger, prandaj dëshiron që të largohet nga syri publik.
“Nuk dëshiroj që të kem paparaci jashtë derës sime. Dëshiroj që gjërat të përmirësohen me rritjen e vajzës sime, jo të përkeqësohen edhe më shumë. Nëse nuk do të mund të bëj një jetë të qetë këtu (në Brooklyn), atëherë do të largohen në France, sepse atje kanë ligje për t’i ndaluar veprimet e këtilla”, është shprehur aktorja.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































