Wilder thotë se Fury do ta simulojë një lëndim në WWE që ta shmangë rimeçin me të

Deontay Wilder thotë se Tyson Fury do të merrte kontratë në vlerë prej 180 milionë eurosh në rast se do ta fitonte rimeçin e tyre, por boksieri amerikan beson se britaniku do të përpiqet ta shmangë duelin mes tyre.
Kampioni i WBC-së dhe Gyspy King duhet të përballen në shkurt të vitit të ardhshëm, pas duelit të dhjetorit të kaluar që përfundoi baras.
Para rimeçit mes tyre, Wilder do të zhvillojë një tjetër rimeç, atë me Luis Ortiz (23 nëntor), derisa Fury do të debutojë në WWE kundër Braun Strowman në Arabinë Saudite më 31 tetor.
Sipas, Deontay kalimi në WWE i jep mundësi Tysonit që shtiret kinse është lënduar, në mënyrë që ta shmangë rimeçin me të.

“Nuk jam befasuar që ka hyrë në WWE. E kemi thënë edhe më herët se do të përpiqet ta bëjë, ai ka vazhduar të japë arsyetime lidhur me rimeçin. Tash ka hyrë në WWE, ku ‘do të lëndohet’ duke gjetur arsyetime dhe ne tashmë kemi dëgjuar për nyjën e tij të ndrydhur”, ka deklaruar Wilder për SunSport.
Pas duelit të parë ndërmjet amerikanit dhe britanikut, Fury nënshkroi me Top Rank që kërkoi shtyrjen e rimeçit, ndërsa tash thuhet se ai do të përfitojë rreth 14 milionë euro për duelin në WWE, gjë për të cilën nuk beson Wilder.
34-vjeçari thotë se nënshkrimi me Top Rank (siç është thënë në vlerë prej 90 milionë eurosh) ishte për ta shtyrë rimeçin mes tyre, ndërsa pohon se nëse kjo është e vërtetë, atëherë nëse Fury do ta mposhtte kampionin, do të përfitonte kontratë të re në vlerë prej 180 milionë eurosh.

“Nëse të japin 100 milionë dollarë (90 milionë euro), imagjino po ta mposhtësh mbretin dhe të bëhesh kampion, do të kesh vlerën 200 milionë dollarë (180 milionë euro). Pastaj do ta nënshkruash kontratën me ta, mirëpo padyshim se në vend të rimeçit zgjodhe marrëveshjen, për ta shmangur rimeçin”, ka shtuar kampioni i WBC-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker