Boksieri Deontay Wilder, e ka mbrojtur veten pas deklaratës së bërë që do ta vriste një kundërshtar në ring, e që bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Amerikani 33-vjeçar ka thënë se ai kishte tentuar të thoshte në aspektin e stërvitjes që po bënte, para se të mbrojë titullin e WBC kundër bashkëkombësit e tij, Dominic Breazeale të shtunën.


Është ndeshja e parë që nga barazimi kontrovers me Tyson Furyn në dhjetor të vitit të kaluar, ku mbrojti titullin e botës, por që i la atij një shije të hidhur nga tifozët.

Dominic Breazeale Dominic Breazeale (Foto: Sarah Stier/Getty Images/Guliver)

“Ky është i vetmi sport ku mund të bësh vrasje dhe të paguhesh në të njëjtën kohë. Është legale”, ka thënë javë më parë Wilder, që u kritikua jashtë mase nga tifozë e analistë.

Boksieri amerikan kishte bërë lloje të tilla të komenteve edhe në të kaluarën, duke fyer boksierin Tony Bellew dhe promotorin e Anthony Joshua, Eddie Hearn.

Wilder ka reaguar pas asaj deklarate të bërë duke thënë se ai e kishte fjalën për stërvitjet që po i bënte dhe për trupin e tij që po rikthehet në formë të lartë.

“Jeta është në vij për këtë luftë dhe unë them për jetën e tij. Unë jam duke kërkuar një trup për rekordin tim. Dominic Breazeale e ka kërkuar vetë këtë. Unë nuk e kam ndjekur atë. Ky është një sport brutal. Nuk është një sport i gjentelmenëve”., ka shtuar më tej Wilder. /Telegrafi/

telegrafi sport app