Inter është në kërkim të një klubi për Joao Marion dhe opsioni i fundit është West Ham United.

Sipas radios RMC Sport, portugezi është në negociata për një huazim te Hammers.


Mesfushori nuk është entuziast nga ideja, por e kupton se është më e mirë se ajo te Watfordi në Ligën Premier.

Edhe pse Joao Mario bëri paraqitje të mira me Përfaqësuesen e Portugalisë në Euro 2016 dhe kjo i kushtoi Interit mbi 40 milionë euro për ta transferuar atë nga Sportingu, ai nuk ka arritur të gjejë vetën në futbollin italian.

Joao Mario

Klubit nga Milano tashmë i ka humbur durimi dhe janë të gatshëm të pranojnë çfarëdo ofertë për largimin e tij.

Portugezi tashmë ka refuzuar një kalim te Watfordi, ndërsa West Hami i duket një mundësi më e pranueshme.

24-vjeçar në Serie A ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë sezon si titullar, ndërsa në nëntë tjera si zëvendësues, një total prej 548 minuta. /Telegrafi/

telegrafi sport app