LAJMI I FUNDIT:

Weber: Kontesti i emrit duhet të zgjidhet dhe Maqedonia të fitojë perspektivë evropiane

Weber: Kontesti i emrit duhet të zgjidhet dhe Maqedonia të fitojë perspektivë evropiane

Lideri i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Weber, i cili është kandidat për kryetar të Komisionit Evropian në zgjedhjet e ardhshme në BE, deklaroi se është e nevojshme zgjidhja e kontestit të emrit në mes Athinës dhe Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithëve u është bërë e qartë se kontesti i emrit duhet të zgjidhet dhe Maqedonisë t’i mundësohet e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane, tha Weber, në intervistë për “Euroaktiv”.

Sipas Weber, përgjegjësia për marrëveshjen, për finalizimin dhe zbatimin e saj është tek qeveritë e Athinës dhe Shkupit dhe për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e opozitës.


“Formalisht, opozita nuk është e detyrueshme që të pranojë kompromisin. Roli i opozitës është që të jap alternativ, ndërsa Demokracia e Re dhe lideri i saj Kyriakos Mitsotakis në parim nuk është kundër kompromisit”, tha Weber.

Eurodeputeti gjerman Elmar Brok nga unioni Kristian-demokratët (CDU) e kancelares Angela Merkel përsëriti se pret që Demokracia e Re ta pranojë marrëveshjen e Prepsës pas ratifikimit të saj në Kuvend. Ai theksoi se kjo çështje është e diskutueshme në Parlamentin Evropian dhe se Demokracia Evropiane është sqaruar se do ta respektojë ratifikimin e marrëveshjes kur do të vijë në pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori