Real Madridi nuk do të bëjë ofertë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, nëse gruaja e tij, Wanda Nara, është pjesë e bisedimeve - bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Sulmuesi argjentinas konsiderohet si një zëvendësues ideal për Karim Benzeman, duke qenë se është vetëm 25 vjeçar dhe tashmë i ka shënuar 103 gola në Serie A, në 180 paraqitje.


WandaIcardi5 (Foto: Getty Images)

Po ashtu, në kontratën e tij ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh dhe për Los Blancos nuk do të ishte problem që ta paguante këtë shumë për prishjen e kontratës me Nerazzurrët.

Mirëpo, Diario Madridista njofton se ekziston një arsye e precizuar pse nuk mund të ndodhë transferimi i Icardit në Santiago Bernabeu.

Sipas njoftimit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me Wanda Naran, e cila është gruaja dhe përfaqësuesja e futbollistit.

WandaIcardi 1 (Foto: Getty Images)

Mirëpo, gjërat mund të ndryshojnë në rast se në bisedime përfshihet një ndërmjetës i besueshëm.

Ajo nuk është e vetmja që bën pjesë në listën e zezë të Real Madridit. Klubi madrilen refuzon të bëjë biznes edhe me agjentin e famshëm, Mino Raiola. /Telegrafi/