VV në Malishevë kritikon pushtetin aktual nga NISMA për investime të dobëta në kohë fushate

Lëvizja VETVENDOSJE, dega në Malishevë përmes një komunikate për media, ka kritikuar investimet që po bënë NISMA në krye me kryetarin aktual, Ragip Begaj.
Ata kritikojnë këto investime që sipas tyre janë të cilësisë së dobët dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që menjëherë të fillojnë hetimet, ndërsa më poshtë keni komunikatën e plotë:
“Asfalti i fushatës që nuk qëndron as deri më 22 tetor
Ditëve të fundit janë shpeshtuar investimet e fushatës në asfaltimin e rrugëve nga qeverisja e Ragip Begajt. Pavarësisht që publikisht z.Begaj kishte premtuar që nuk do të bënte investime në fushatë, sepse ato investime përgjithësisht janë pa projekt, me cilësi të dobët dhe të dështuara, ai nuk e mbajti as këtë premtim.
Mos mbajtja e premtimeve nga z.Begaj është bërë praktikë që i ka kushtuar shumë qytetarëve të Malishevës në 4 vitet e qeverisjes së tij. Për ne nuk është risi, sepse ai disa herë publikisht ka mashtruar dhe gënjyer si për punët e dështuara të NISMËS, po ashtu edhe kundër kundërshtarëve të tij.
Asfalti i votave është emri i ri i këtyre investimeve, asfalt me trashësinë e një tepihu i shtruar natën dhe me cilësi shumë të dobët.
Qytetarët e Komunës së Malishevës kanë nevojë për rrugë cilësore dhe infrastrukturë me projekt e jo asfalt që nuk i reziston as shiut të parë. Investimet që po bëhen natën, në kushte atmosferike të pa favorshme, duke i ndarë lagjet e fshatrat e Komunës tonë janë investime për të mashtruar qytetarët e jo për të zgjidhur problemet që kanë.
Modeli që po praktikon z.Begaj dhe NISMA është modeli i Isni Kilajt dhe PDK-së, që në vitin 2013 i kushtoi me humbje. Qytetarët e Komunës së Malishevës nuk mashtrohen, nuk përulen dhe nuk nënshtrohen para asnjë lloj pushteti e mashtrimi të tij.
Ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetimet për abuzimet e pushtetit në ikje me buxhetin e Komunës. Paratë e buxhetit të komunës janë para të qytetarëve që duhet shpenzuar me plan dhe në formë racionale, e jo të përdoren për mashtrim e blerje votash!
Të gjitha projektet e fushatës do ti nënshtrohen një vlerësimi nga qeverisja e re dhe për çdo shkelje fjalën e fundit do të thonë organet e drejtësisë, ndërsa pushteti ne ikje do të jap llogari.
Me asnjë lloj mashtrimi nuk ndalet fitorja e qytetarëve për ndryshim.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë!”.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania