Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të saj, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi tha se gjyqtari Beqir Kalludra që ka lëshuar urdhërarrestin për deputetët Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi, ka bërë vepër penale.
Ai tha në një konferencë për media, se më 22 nëntor VV ka bërë kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues në rastin e deputetëve të saj për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, derisa ende pa marrë asnjë përgjigje, gjyqtari Kalludra ka lëshuar urdhërarrestin për Kurtin, Haxhiun e Kadaj-Bujupin.
Kurteshi thotë se kjo përbën vepër penale nga gjyqtari Kalludra, pasi ai është dashur të pres përgjigjen nga kryetarja e Gjykatës Themelore ndaj kërkesës së tyre.
“Veprimi i tillë i gjyqtarit Kalludra përbën një vepër penale, e cila duhet të ndiqet, përgjegjësi penale, në lidhje me lëshimin e fletarrestit me gjithë kërkesën me shkrim të VV-s për përjashtim të trupit gjykues. Rrjedhimisht duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me shkelje ligjore dhe vepër penale, ne konsiderojmë se vendimi për arrestimin është në kundërshtim me ligjin dhe prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve nga paraburgimi dhe kërkojmë që të ndërmerren masa penale ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra”, tha Kurteshi, raporton Kosovapress.
Sipas Kurteshit, ka dyshime të bazuara dhe objektive se ky trup gjykues nuk mund të jetë i paanshëm në këtë rast, pasi i njëjti trup ka dënuar edhe aktivistët e VV-së, për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.
“Kjo ka të bëjë me një çështje, se ka dyshime të bazuara dhe objektive për paanshmërinë e këtij trupi gjykues ndaj deputetëve tanë. Sepse ky trup gjykues është i angazhuar në rastin e aktivistëve tanë të akuzuar dhe tanimë të dënuar nga po i njëjti trup gjykues për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës. Ne kemi fakte dhe argumente objektive që e dëshmojnë se ky trup gjykues nuk mund të jetë i paanshëm në këtë rast”, theksoi Kurteshi.
Në këtë konferencë, deputeti Kurteshi ka ftuar edhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën dhe këtë institucioni që të lejojnë numërimin e votave me kusht dhe me postë për Prishtinën dhe Prizrenin.
“Nga të gjitha faktet që ekzistojnë deri tani nuk ka asnjë arsye ligjore, asnjë vendim të ligjshëm të asnjë organi apo institucioni që ndalon numërimin e rregullt të votave për komunat e Prizrenit dhe Prishtinës. Ne kërkojmë nga Daka dhe KQZ-ja vazhdimin e numërimit të rregullt për komunat e Prizrenit dhe Prishtinës dhe konsiderojmë se nëse nuk vazhdon numërimi i votave në Prishtinë dhe Prizren kjo përbën një cenim të integritetit dhe vullneti të lirë të shprehur të qytetarëve me anën e votës”, u shpreh Kurteshi.
Sipas vendimit të PZQP-së dhe miratimit nga KQZ-ja, votat e Prishtinës dhe Prizrenit do të rinumërohen nga fillimi edhe një herë, derisa numërimi i votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta është anuluar derisa të kryhet rinumërimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë