Vuvuzelat, Referët dhe “Jabulani” – triptiku i marres 2010
Eliminimi i skuadrave “të mëdha” apo mbijetimi në disa faza ose kualifikimi i “të voglave”, nuk janë të papriturat ose shija e hidhur e Botërorit. Në secilën garë të tillë, të gjithë janë njësoj. Topi është i rrumbullakët për secilin, e në fushë të gjithë startojnë me nga 11 lojtarë. Dikush humb e dikush fiton. Pra, këto janë gjëra që ndodhin në futboll, dhe pikërisht për këto kthesa edhe luhet ky sport. Ndryshe, nuk do të kishte kuptim. Tjetërkund qëndron esenca e prishjes së nervave dhe të bukurisë në këtë Botëror. E, tre janë këta faktorë, mbase që të tre të lidhur ngushtë me biznesin – legal apo klandestin, që përditë e nga pak po e rrënon këtë sport: Vuvuzelat, Referët dhe “Jabulani”
Një ngjarje kulminante, jo vetëm për futbollin, që ndodh një herë në katër vjet, nuk meriton kaq shumë shëmtim, sikur se po e shohim në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Askush nuk e ka të drejtën të luajë me ndjenjat, nervat dhe kënaqësinë e miliarda njerëzve, në mbarë globin. Janë të shumtë ata që e presin për katër vjet kënaqësinë e një evenimenti të tillë global, ku për një muaj, gjithçka tjetër është në plan të dytë. Bota, e tëra, orientohet në stadiumet ku zbresin yjet e futbollit botëror e ku garojnë ata që janë të përzgjedhur si më të mirët e kombeve dhe shteteve të botës, në fushat e magjisë së blertë.
Nuk është me rëndësi se çka përjetuan “favoritët” në gjithë këtë kampionat, apo ç’befasi sollën “autsajderët”. Kampionati Botëror i Futbollit, është arenë e 32 skuadrave më të mira të botës, dhe këtu të gjithë janë të barabartë. Kombëtarja e Zelandës së Re, ajo e Algjerisë apo ajo e Sllovakisë, nuk ishin befasi. Ashtu sikur se nuk ishte befasi as eliminimi i Italisë, “rikuerci” i (pa)pritur i Francës, dështimi i Fabio Kapelos apo shkëlqimi i Miroslav Kloses.
Këto zhvillime janë magjia e futbollit.
Të kujtojmë të kaluarën jo fort të largët. Në fillim të viteve ’90, si prej zgafellës dolën skuadrat befasuese në evinimente të tilla të futbollit, si Rumania e Bullgaria.
Në një eviniment tjetër, në Evropianin 2004, Greqia fitoi.
Eliminimi i skuadrave “të mëdha” apo mbijetimi në disa faza ose kualifikimi i “të voglave”, nuk janë të papriturat ose shija e hidhur e Botërorit. Në secilën garë të tillë, të gjithë janë njësoj. Topi është i rrumbullakët për secilin, e në fushë të gjithë startojnë me nga 11 lojtarë. Dikush humb e dikush fiton. Pra, këto janë gjëra që ndodhin në futboll, dhe pikërisht për këto kthesa edhe luhet ky sport. Ndryshe, nuk do të kishte kuptim. Tjetërkund qëndron esenca e prishjes së nervave dhe të bukurisë në këtë Botëror. E, tre janë këta faktorë, mbase që të tre të lidhur ngushtë me biznesin – legal apo klandestin, që përditë e nga pak po e rrënon këtë sport: Vuvuzelat, Referët dhe “Jabulani”.
Triptiku i marres
Të parat, Vuvuzelat, u shpikën sivjet në tribuna, dhe i vunë në hall veshët e miliarda njerëzve në botë. Pavarësisht se na qenkan pjesë e identitetit jugafrikan, ato gjatë tërë kohës ishin neveritëse për të tjerët. Një rekuizitë që mund të përdoret në përditshmërinë me elefantët, askush nuk e ka të drejtën t’ia imponojë botës, kaq tmerrshëm, edhe pse mund të ketë qenë për dikë shpikje e qëlluar për një biznes të mirë. Miliona të tilla u shpërndanë anembanë globit, me shpejtësi më të madhe dhe më rrezkishëm se kolera (murtaja) apo gripi vdekjeprurës i derrave. Vuvuzelat i dhanë shije të hidhur këtij evenimenti.
Katastrofa e dytë: Referët. Po të ishin përzgjedhur me tenderë qeveritarë, përmes të cilëve po thuhet se gëlltiten ryshfete prej 10 deri në 30 për qind, gjetje më të keqe FIFA nuk do të bënte kurrë. Nga ku ta dimë se cilat qoshe të botës, ata erdhën grupe-grupe, nga tre e nga katër, që, në emër të ndarjes së drejtësisë në arenat e blerta, të shënojnë fragmentet më katastrofale dhe t’i japin vulë shëmtisë së këtij Botërori. Ata u sollën si bajlozë të zinj, në fushat e futbollit.
Shpërndanë kartonë të verdhë e të kuq, lidhje e palidhje, apo nuk i ndanë atëherë kur duhej. Anuluan gola të pastër e vendimtarë (sikur se atë të kombëtares amerikane kundër Sllovenisë, pas rezultatit të barabartë 2:2), kurse nuk njohën gola të sigurt, që shiheshin edhe prej aeroplanit, si ai i Anglisë kundër Gjermanisë, në çerekfinale (me të cilin do të barazohej rezultati në 2:2) ku ndeshja, mbase, do të merrte kahje tjetër. Nuk e anuluan golin e qartë në pozicion jashtë loje, të Tevezit kundër Kilit. Dhe një mijë marre të tjera i bënë në gjithë këtë muaj, ndarësit e drejtësisë me këmisha të zeza, në këtë Botëror.
Referët u sollën si për inat të së vërtetës dhe spektaklit në lojën e futbollit. Përgjegjësit që do të duhej të ishin në kulmin e perfektshmërisë, u bënë fundërrina më e madhe këtij kampionati. Dhe çuditërisht, deri më tani, askush s’i thirri në përgjegjësi, kurse zyrtarët e FIFA-s thanë se mediat nuk duhet të merren me këtë çështje.
Vula e krejt këtij marifeti ishte ajo rekuizita e rrumbullakët, topi, i quajtur me emrin “Jabulani” dhe që u shpik enkas për këtë Botëror. Edhe kjo, si dy të të mësipërmet, ishte pjesë e mozaikut të paqëlluar të këtij kampionati. Nuk qe i përshtatshëm as për portierët e as për sulmuesit. Mbase, portierët më në zë të botës qenë ankuar qysh në fillim, disa kohë më parë se të fillonte kampionati. E viktima të “Jabulanit” kërcyes dhe të parehatushëm qenë shpesh gardianët e portave kombëtare. Robert Green i Anglisë, u viktimizua që në fillim, në ndeshjen me SHBA-të, kur në saje të pamundësisë që ta zotërojë “Jabulanin” e panjohur mirë, e pësoi gol (për 1:1). Edhe shumë portierë të tjerë e pësuan ose rrezikuan ta pësojnë nga papërshtatëshmëria e këtij topi.
Gjithashtu, topi “Jabulani” qe problem edhe për sulmuesit, madje për të gjithë sulmuesit më të shquar të globit. Pak nga ta shënuan gol ose gjuajtën brenda kornizave të portës, në pothuaj shumicën e rasteve të qindpërqindta, në të cilat, në kampionatet ku bëjnë pjesë, kanë shkëlqyer.
Nuk është pa faj shpikja “Jabulani” për dështimin e shumë sulmuesve sivjet në botëror, njëjtë sikurse kanë faj në lënien e shijes së keqe kësaj radhe Vuvuzelat dhe Referët skandalozë, ekzemplarë të të cilëve mund të gjesh kudo në dyqanet kosovare të tipit gjithçka 1.30 EU.
Pa Vuvuzelat, pa Referët që ishin dhe pa “Jabulanin”, do të ishte më i bukur Botërori Afrika e Jugut 2010.
(Autori është tifoz i Kombëtares së Holandës. Pa hidhërime e keqkuptime nga tifozët tjerë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?