Një 33-vjeçar i vuri zjarrin katit të dytë të Drejtorisë Arsimore të Fierit ditën e sotme.
Policia njoftoi se shtetasi me iniciale I.A., për motive të dobëta, i spërkati me benzinë ambientet e DAR Fier.
“Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.