Rusia po vazhdon me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në Ukrainë.

Por, forcat ukrainasve kanë bërë që rusët të duken inferior dhe të largohen prej fushëbetejave.


Një rast i tillë është edhe në një fshat në rajonin e kryeqytetit Kiev, ku vullnetarët amerikanë kanë korrur një sukses.

Në fakt, mediumi NEXTA ka publikuar pamje të çlirimit të një fshati, i cili ishte nën pushtimin rus për gati një muaj.

Theksojmë se në rezistencën e ukrainasve po marrin pjesë edhe shumë vullnetarë të huaj pas thirrjes që u bëri presidenti Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se deri më tani ka vrarë mbi 14 mijë personel ushtarak të Rusisë. /Telegrafi/