LAJMI I FUNDIT:

Vulin kërcënon Haradinajn: Mos ia mësyj veriut me ushtri, do të ndjekim

Vulin kërcënon Haradinajn: Mos ia mësyj veriut me ushtri, do të ndjekim

Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë kanë reaguar me kërcënime luftënxitëse ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të shtunën ka thënë se “kush i prek kufijtë e Kosovës, do të na gjejë kufi”.

Ministri serb Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekja e tij eventuale për të hyrë me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë pa sukses dhe me ikje kaotike.

Ky kërcënim i Vulinit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili duke iu përgjigjur spekulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se kinse Prishtina po përgatitet një sulm veri të Kosovës, ka thënë se “… nuk e sulmojmë as veriun as jugun e vendit tonë. Por kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë duhet ta dijë secili”.


Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit: S'kemi pse ta sulmojmë veriun, por nëse vini, aty na gjeni
Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit: S'kemi pse ta sulmojmë veriun, por nëse vini, aty na gjeni

Ndërsa, ministri serb i Mbrojtjes, ka thënë se “Haradinaj e di se Vuçiqi nuk i frikësohet, sikurse e di se çdo përpjekje e hyrjes me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë me ikje kaotike”, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet në  deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e citojnë mediat serbe, Vulin ka thënë se “Haradinaj po bën gjithçka për të nxitur konflikte, për të cilat do të fajësonte Serbinë dhe do të sillte fëmijët e të tjerëve të vdesin për të qëllimet e tij”.

“Serbia më  nuk është as dobët, as nuk është e vetme, siç ishte atëherë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë. Ushtria serbe është e sigurt dhe e gatshme për të përmbushur çdo urdhër të Komandantit Suprem dhe të mbrojë paqen dhe sigurinë”, ka thënë Vulin.

Edhe zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviq, ka  deklaruar se nuk frikësohen nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës dhe se “çdo ndërhyrje e ushtrisë së Kosovës në veri do të marr përgjigjen e duhur nga Serbia”.

Ndryshe, kohët e fundit janë shpeshtuar deklaratat luftënxitëse e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, ku përmendet konflikti dhe ndërhyrja ushtarake në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori