LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tregon se çka bisedoi me shefin e CIA-s, Burns

Vuçiq tregon se çka bisedoi me shefin e CIA-s, Burns

Kreu i Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA), William Burns gjatë kësaj jave ka vizituar kryeqytetin serb, Beograd.

Për dallim nga qëndrimi në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, Burns përfundoi vizitën në kryeqytetin serb teksa nuk u bë e ditur se me kë u takua zyrtarisht, shkruan danas.rs.

Megjithatë, sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se ka pasur bisedë shumë të dobishme dhe të mirë me shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Burns ndërsa qesh “me ata që komentojnë se vizita në Serbi ishte e fshehur dhe transparente në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”.


“Ne, si një vend serioz, menduam se kjo ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë, së bashku me Kinën, menduan se kjo ishte mënyra më e mirë e mundshme për të ndjekur vizitën”, tha kreu i shtetit serb.

Ai shtoi se temat ishin të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe Serbisë, si dhe kanë pasur një takim të denjë dhe të rëndësishëm.

Ndryshe, Burns fillimisht u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ndërsa një ditë më pas edhe me kryeministrin, Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori