Një ditë para samitit në Berlin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth idesë për sovranitetin e dyfishtë në Kosovë dhe marrëveshjen përfundimtare.
Ai në një emision të TV Pink e pranoi se në samitin e Berlinit pala serbe do të jetë në pozitë të vështirë pasi do të kërkohet njohja e Kosovës, gjë të cilën tha se nuk do ta bëjnë, derisa për marrëveshjen e përgjithshme akuzoi disa vende, pa i përmendur emrat e tyre, përfshirë edhe shërbimet sekrete.
“Ajo që është e rëndësishme është se me presionin e madh që erdhi nga dy ose tre vende, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës, ideja e një marrëveshjeje të mundshme me shqiptarët është shembur dhe shumë nga njerëzit tanë kanë bërë këto punë me të huajt. Ne shkojmë nesër në Berlin që të na thonë se Kosova është e pandashme dhe se Serbia duhet ta njohë atë. Do të jemi në një situatë të vështirë. Kur thashë se po luftoja për demarkacionin, e dija se për çfarë po flisja, pasi ky ishte maksimumi në atë situatë. Nuk kemi nevojë që shembja e çdo ideje të jetë e keqe. Ne nuk do ta njohim Kosovën dhe ajo nuk do të ndahet, por kjo u mbetet gjeneratave të ardhshme të mbijetojnë gjëra të tmerrshme. U përpoqa të luftoj, të luftoj për popullin tonë në Kosovë. Unë do të luftoj për ta dhe nuk do t’i lë në baltë”, ka thënë Vuçiq.
Duke folur për sovranitetin e dyfishtë, siç spekulohet për një plan të mundshëm rreth zgjidhjes përfundimtare të Kosovës nga mediat gjermane dhe ato austriake, presidenti Vuçiq ka thënë se nuk ka asgjë prej kësaj dhe se sipas tij bëhet fjalë për një “balonë provuese”, transmeton KosovaPress.
Kreu i shtetit serb thotë se nuk e kupton kancelaren gjermane Angela Merkel kur thotë se “nuk mund të ndryshojnë kufijtë”.
Ai tha se ka bërë çmos për arritjen e një kompromisi rreth Kosovës, por nuk pati sukses.
Duke komentuar veprimin e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili para disa ditësh ua tregoi nxënësve serb në shkollë një hartë ku duket Serbia pa Kosovën, Vuçiq theksoi se kjo është “politika e Amerikës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës