LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe amerikanët për të arritur një paqe të qëndrueshme

Vuçiq: Do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe amerikanët për të arritur një paqe të qëndrueshme

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot se, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij për siguri, John Bolton, me administratën amerikane do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një emërues të përbashkët me ta dhe me shqiptarët dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Siç raportojnë mediat serbe, i pyetur se si komenton faktin se John Bolton u desh ta linte postin e tij, njeriun që avokoi në bisedimet për çështjen e demarkacionit dhe ndarjes së Kosovës, Vuçiq tha se me të nuk pati rast të takohej, por kishte zhvilluar bisedë telefonike.

“Ne serbëve na pëlqeu qëndrimi i tij për Kosovën, prandaj nuk e kuptoj gjithë atë gëzim dhe lumturi te disa, që janë të kënaqur me faktin se ai nuk është më këshilltar [i presidentit Trump] për sigurinë kombëtare”, ka thënë sot  Vuçiq, përcjell Telegrafi.


Ai ka treguar se gjatë vizitës së tij të paradokohshme në SHBA, është me Sekretarin e Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe Matthew Palmer, Përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

“Ata janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Trump dhe të Departamentit të Shtetit. Ne do t’i vazhdojmë bisedimet. Kemi të bëjmë me njerëz të përgjegjshëm dhe seriozë me të cilët nuk është e lehtë të bisedosh, as të negociosh”, tha ai.

“Do të kërkojmë një emërues të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët për të siguruar paqen e qëndrueshme, nëse është e mundur”, përfundoi Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori