LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën

Vuçiq: Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se Serbia nuk do të bashkohet me Bashkimin Evropian (BE) për sanksionet kundër Rusisë.

Përveç kësaj, ai ka theksuar se nuk do të pranojë një kërkesë për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë për Serbinë, duke rekomanduar hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë pasi ajo të përafrojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shpreh keqardhjen që Beogradi nuk u përafrua me politikën e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.


Parlamenti Evropian miraton Rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Parlamenti Evropian miraton Rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Për herë të parë, rezoluta përmend njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe u bën thirrje të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje për normalizimin “bazuar në njohjen reciproke”.

Dhe i pyetur se si Serbia do t’i përgjigjet këtyre kërkesave, Vuçiq tha: “Bukur, mirë dhe sjellshëm – nuk do ta bëjmë…”

“As nuk na shkon mendja, nuk do ta shqyrtojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ndryshe, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 2024) si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë gjithashtu fundi i dialogut, i cili natyrisht duhet të bazohet në njohjen reciproke.

Në këtë drejtim, ajo ka theksuar se kjo gjë nuk do të jetë e lehtë, por se është shumë optimiste për këtë çështje.

 Ajo iu drejtua mediave së bashku me Vladimir Bilçik, raportuesin e PE-së për Serbinë, pas seancës plenare të Parlamentit Evropian ku u miratuan rezolutat e PE-së për Serbinë dhe Kosovën.

Von Cramon ka theksuar se ka pritje të mëdha për takimin që Lajçak duhet ta udhëheqë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, BE-ja së fundmi zgjati mandatin e Lajçakut si kryenegociator midis Kosovës dhe Serbisë deri në muajin prill të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori