LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq në ofensivë diplomatike për Kosovën: Nesër, takime në Beograd, Romë dhe Tiranë

Vuçiq në ofensivë diplomatike për Kosovën: Nesër, takime në Beograd, Romë dhe Tiranë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër vazhdon ofensivën diplomatike lidhur me Kosovën. Fillimisht ai në Beograd do të takojë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, kurse më vonë gjatë ditës ata do të kenë takime në Romë dhe Tiranë.

Siç njofton zyra e presidentit serb, në takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it do të marrin pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.


Më pastaj presidenti serb do të udhëtojë për në Itali, ku do të flasë me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini.

Vuçiq në takim me Salvinin, të cilin e sheh si një nga politikanët më me ndikim në Evropë, do të bisedojë për çështjen e Kosovës, përcjell Telegrafi.

Pas takimit me zyrtarin italian, Presidenti i Serbisë udhëton për në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i Brdo-Brione.

Ai pas mbërritjes në Tiranë, nesër në mbrëmje do të ketë një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Be-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilin ai e kishte takuar tashmë në një samit në Berlin javën e kaluar. Mogherini njëkohësisht është edhe ndërmjetësuese e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Të enjten Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në Samitin e procesit Brdo-Brione, në të cili do të marrë pjesë si mysafir special, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Në kuadër të fushatës diplomatike, për çështjen e Kosovës, Vuçiq në Pekin ka folur me presidentin kinez Xi Jingping dhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Javën e kaluar Vuçiq ka marrë pjesë në samitin e Berlinit të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ku tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, por vetëm pas heqjes së taksës.

Pas këtij Samiti presidenti serb tha se as nga bashkësia ndërkombëtare, as nga opinioni serb, nuk është pranuar plani i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, siç ka thënë ai ideja e demarkacionit [korrigjimit të kufirit].

Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se pas këtyre takimeve do të bisedojë me serbët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori