Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka përsëritur sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, derisa Prishtina nuk e tërheq taksën dhe ka vlerësuar se takimi i ardhshëm në Berlin më 29 prill, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë.
Presidenti serb ka hedhur poshtë spekulimet e opozitës në Serbi se synon që në takimin e Berlinit të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Thanë se Vuçiç dhe Brnabiq do ta njohin Kosovën e pavarur. Unë nuk do të pranoj asgjë atje, apo kudo tjetër … Ndryshe nga ata që ishin të heshtur dhe ikën nëpër tunele për në Bukuresht, kur u shpall pavarësia. Ata gënjyen se dikush do të nënshkruajë diçka atje, kurse ata tashmë e kanë bërë atë”, tha Vuçiq në televizonin “Pink”.
Vuçiç tha se ai nuk ka pasur presione nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por ka përkujtuar se ambasadori gjerman kohët e fundit ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë pa heqjen e taksës, përcjell Telegrafi.
“Kjo nuk mund të ndodhë, nuk jemi budallenj, as nuk lejojmë që dikush të na nënçmojë. Nëse nuk jeni në gjendje që nesër ta respektoni CEFTA-n, marrëveshjen e Brukselit, atëherë për çfarë të flasim”, tha ai, duke i kujtuar se bashkësia ndërkombëtar është garantuese, dhe pyeti nëse njësoj do të garantojnë nesër.
Ai theksoi se është detyrë e tij të luftojë dhe të ruaja paqen dhe stabilitetin, për çfarë nuk thotë asgjë të keqe për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn dhe thotë se politika që ai udhëheq ndaj Kosovës “gëzon mbështetjen e serbëve lokalë”. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës