LAJMI I FUNDIT:

Vriten dy persona në Durrës, plumbat u shkrepën nga një veturë në lëvizje

Vriten dy persona në Durrës, plumbat u shkrepën nga një veturë në lëvizje
Foto: Ilustrim

Një vrasje e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen 14 në Nish Tulla të Durrësit. Viktima të këtij atentati mbetën Dorjan Shkoza 25 vjeç dhe Anxhelo Avdija.

Dy viktimat u qëlluan nga një makinë në lëvizje, për të cilën policia tha se ka identifikuar targat, e cila u largua në drejtim të Kavajës, ku Top Channel ka mësuar se është gjendur një makinë duke u djegur targa e së cilës i përkasin një tjetër makine.


Krahas policisë së Durrësit, grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë po bëjnë krehjen e zonës. Ndërsa postblloqe u ngritën në segmentet rrugore Durrës-Tiranë dhe Durrës-Lushnje.

Motivet e këtij atentati që la të vdekur Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdiajn, mbeten ende të paqarta, ndërkaq, policia shoqëroi disa persona, për t’i pyetur nëse kanë dijeni mbi ngjarjen që ndodhi.

Top Channel mëson se Dorjan Shkoza, rezulton të ketë qenë dënuar më herët me tetë vite burg për çështje droge, ndërsa prej disa kohësh ai kishte marrë një ambient me qira për servis makinash, pak metra larg vendit ku ai u ekzekutua nga autorët e paidentifikuar ende.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori