Ngjarja besohet se nga ndodhur rreth orës 19:00 minuta brenda nje automjeti taksi me targa KO 314 A, ndërsa trupat janë gjetur në orën 20:30 minuta.

I vdekur në skenën e krimit është gjetur shtetasi, Viktor Rrodhja, 57 vjeç. Pranë tij dhe dy personat e pajetë, Elda Çoçka 40 vjeç dhe Floridon Guri 40 vjeç.


Policia bën të ditur se Rrodhja ka vrarë pasagjerët me automatik dhe më pas ka qëlluar mbi veten e tij.

Dyshohet se taksisti ka kryer krimin për arsye xhelozie.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 57 vjeçari kishte një lidhje dashurie me 40 vjeçaren, Elda Çoçka, e cila kishte nisur një tjetër marrëdhënie me Florion Gurin, me profesion taksist. Ky i fundit nuk ishte në dijeni për lidhjen e mëparshme të 40 vjeçares. Dy pasagjeret ishin në taksi në një rrugë dytësore mes maleve duke kryer marrëdhënie intime, por aty është shfaqur befasisht Rrodhja.

“Më tradhtove dhe nuk mund të ta fal”, kanë qenë fjalët e fundit që sipas policisë ka shprehur Rrodhja në skenën intime kur ka gjetur së bashku, çiftin Çoçka-Guri.

Pasi kanë debatuar, 57-vjeçari ka nxjerrë një automatik duke qëlluar mbi ta dhe duke u shkaktuar vdekjen.

Më pas, ai ka telefonuar policinë duke i treguar se në çfarë rrethanash kreu krimin. Policia e Korçës në vendin e ngjarjes kanë gjetur të vdekur edhe 57-vjeçarin, që dyshohet se është vetëvrarë me automatikun me të cilin vrau të dashurën dhe partnerin e saj. /Telegrafi/