LAJMI I FUNDIT:

Vret 20 pacientë që të mos ua japë lajmin e vdekjes familjeve të tyre, ‘për t’iu shmangur situatave të pakëndshme’

Vret 20 pacientë që të mos ua japë lajmin e vdekjes familjeve të tyre, ‘për t’iu shmangur situatave të pakëndshme’

Një infermiere në Japoni akuzohet për vrasjen e të paktën 20 pacientëve me një mjet dezinfektues, të cilin ua vendosi në trup me ndihmën e terapisë intravenoze.

30-vjeçarja Ajumi Kuboki nga Spitali Ogucca në Jokahoma, u arrestua me dyshimin për vrasjen e 88-vjeçares Sosa Nishikava në shtator 2016.

Ajo është gjithashtu e lidhur me çështjen e Nobu Yamaki, i cili vdiq dy ditë më vonë. Sosa dhe Nobua ndanë një dhomë në katin e katërt të spitalit.


Pas arrestimit, Kuboki pranoi se ka mbytur dy meshkuj dhe rreth 20 pacientë tjerë në klinikën për përkujdes intensiv. Ajo këtë e kishte bërë gjatë kujdestarisë, në orët e vona për mos të parë askush.

Policia beson se ajo kishte hedhur lëng për pastrim që përbën klorid benzalkonium në damarët e pacientëve. Pas obduksionit, ky komponim kimik është gjetur në njërin nga trupat e të mbyturve.

Arsyeja e vrasjes së pacientëve ka shokuar shumicën.  Në fakt, japonezja kishte bërë këtë në mënyrë që të mos ua japë lajmin e vdekjes familjeve të tyre, ‘për t’iu shmangur situatave të pakëndshme’.

Ndryshe, Kuboki ishte punësuar si infermiere në vitin 2015 në Spitalin Oguchi. Një zyrtar spitalor u tha mediave lokale se ajo ‘konsiderohej përgjegjëse’ edhe pse ‘ishte e vështirë të kuptojë se çfarë mendonte në të vërtetë’. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori