Vrau dy vëllezërit në fshatin Kosuriq të Pejës, i akuzuari dënohet me 23 vite burgim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.P
“B.P më datë 21.07.2018, rreth orës 21:30 minuta, ne pyllin mbi fshat, i cili pyll është pronë e familjes së të pandehurit, për shkak të mosmarrëveshjeve të atë çastshme, për shkak të prerjeve të pyllit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët, vëllezërit R.B dhe A.B, në atë mënyrë që tani të ndjerët R.B dhe A.B së bashku me shokun e tyre, dëshmitarin J.G, rreth orës 21:00, ishin nisur me dy qerre me kuaj në pyll për të prerë dru dhe pasi arrijnë në afërsi të pyllit, duke ditur se pylli është i huaji, pronë e të pandehurit, i lenë qerret me kuaj buzë rrugës dhe dëshmitari J.G së bashku me R.B hyjnë në pyll dhe pasi nuk vërejnë asgjë R i thotë J “shko merre kalin me qerre dhe A dhe të fillojmë me pre dru” dhe pasi J.G është nisur në drejtim të qerres dhe A pasi kishte kaluar 10 metra ka dëgjuar R duke biseduar me dikë e i cili i është drejtuar R me fjalët “ndal, ndal” dhe pastaj J vrapon në drejtim të A duke i thënë se dikush është në mal dhe A i thotë se “po, po e ndiej” dhe pastaj dëgjojnë kur R ju drejtohet me fjalët, “djema mos hajdeni se gjithçka është në rregull” dhe atëherë A ka bërtitur duke thënë, edhe pse nuk ka vërejtur askënd “kush hamami jeni ju”, dhe në atë moment i pandehuri B nga arma automatike e Ilojit të panjohur shkrep fillimisht tre fishek dhe A niset në drejtim të R dhe në këtë moment i pandehuri përsëri ne rafal gjuan ne drejtim te tyre, gjithsej 11 herë, duke privuar nga jeta tani të ndjerët A.B dhe R.B dhe pastaj trupat e tani të ndjerëve i largon nga pylli i tyre duke i tërhequr përafërsish 61 metra nga vendi i ngjarjes dhe i vendos në pjesën e cila nuk ka pronar”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri B.P ka kryer vepër penale vrasje e rëndë, nga neni 179 par.1 pika 1.11 të KPRK-së.
Të pandehurit gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm,
“I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, shumën prej njëqind (100) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej njëqind (100) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil”, thuhet më tej në njoftim.
Të pandehurit B.P, pas shpalljes së aktgjykimit iu ndërpre arresti shtëpiak dhe iu caktua masa e paraburgimit, e cila masë do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi