LAJMI I FUNDIT:

Vrasjet e fundit, Memli Krasniqi: PDK do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal

Vrasjet e fundit, Memli Krasniqi: PDK do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se pasiguria ka kapluar vendin pas katër vrasjeve vetëm në tri ditët e fundit, duke kërkuar veprim urgjent nga institucionet dhe duke paralajmëruar inicim për ndryshimin e Kodit Penal në legjislaturën e ardhshme.

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e jashtëligjshme mund t’i marrë jetën në çdo moment.

“Këto janë jetë të vjedhura, familje të shkatërruara dhe një shoqëri që vazhdon të dëshmojë tragjedi pa asnjë veprim shtetëror të vendosur. Sa jetë të tjera duhet të humbasim që të pranojmë se kjo është një emergjencë kombëtare? Sa familje të tjera duhet të shkatërrohen që të kuptojmë se qasja e lehtë në armë dhe dështimi i shtetit për të vepruar me vendosmëri janë një kombinim vdekjeprurës?”, ka shkruar ai.


Memli Krasniqi ka paralajmëruar se Partia Demokratike e Kosovës, në legjislaturën e re, pas konsolidimit të institucioneve dhe qeverisë së re, do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal dhe legjislacionit përkatës për të ashpërsuar dënimet për armëmbajtjen pa leje.

“Kushdo që posedon apo përdor armë ilegalisht, duhet të përballet me burg, pa përjashtim. Kosova nuk mund të jetë një vend ku jeta njerëzore humb vlerën. Është koha të kthjellemi. Është koha të zgjedhim jetën. Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave!”, ka shkruar ai.

Katër vrasje kanë ndodhur ditëve të fundit, të cilat kanë tronditur qytetarët e vendit. Më 23 mars në Vushtrri, një 19 -vjeçar u qëllua për vdekje, më 24 mars, një burrë vrau një grua e pastaj veten në Stanoc të Vushtrrisë, ndërsa të martën një person vdiq dhe një tjetër u plagos pas shkëmbimit të zjarrit në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme
Kalo në kategori