LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Vrasje në tentativë në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Një person ka raportuar në Polici se persona të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë se tij, me ç ‘rast i kanë dëmtuar  xhamat e veturës dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë, të enjten në ora 13:15.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja. /Telegrafi/