Dy vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj mbetën të vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Madanaj të Gjakovës. Ata dyshohet se i vrau Gjergj Gjokaj, për shkak të një kontesti pronësor. Edhe vet i dyshuari përgjatë përleshjes pësoi disa dëmtime, mes tyre edhe një plagosje me armë.
Një kontest për një pronë në fshatin Madanaj të Gjakovës, dyshohet se u bë shkak që të ndodhë një vrasje e dyfishtë.
Në rrugën ku ndodhet prona, shenjat e gjakut janë akoma prezente.
Vrasjen e dy vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, dyshohet se e kreu Gjergj Gjokaj.
Gjokaj, edhe pse ka vendosur që të mbrohet në heshtje, një verzion të tij për ngjarjen ia ka treguar avokatit, Ndrec Dodaj.
Sipas Gjokajt, vrasjen ai e kreu me armë tashmë të të ndjerëve.
“I dyshuari për momentin pretendon se arma është e viktimave. Se thotë jam goditë me atë armë, sepse e kanë pasur nj kacafytje, e ai thotë se ua ka nxjerrë armën prej dorës. Kështu pretendon. Mirëpo, megjithëse kjo rrethanë për momentin është shumë e paqartë. Këto do t’i pretendojnë edhe disa prova që janë gjetur në vendin e ngjarjes. E di që ka edhe disa CD”, deklaroi Ndrec Dodaj, avokat i Gjergj Gjokaj.
Avokati Dodaj thotë se edhe vet Gjokaj u plagos me armë dhe tregoi që edhe gjatë së hënës klienti i tij u trajtua në spitalin e Pejës.
Dodaj tutje ka thënë se “Gjendja e tij për momentin nuk është aq serioze, mirëpo edhe e lehtë nuk është. Ka lëndime në kokë të shkaktuara prej mjeteve të forta. Sipas të dyshimtit, lëndimet i ka marrë prej armës së atyre. Ka edhe një predhë në këmbën e djathtë, nën gju”.
Mirëpo, në policinë e Gjakovës nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe persona të tjerë të jenë të përfshirë në këtë vrasje.
“Hetimet janë duke vazhduar edhe në këto momente. Policia në çdo fazë të hetimit supozon ose ka indikatorë që ka edhe të dyshuar të tjerë”, deklaroi Sheremet Elezaj, zëdhënës i PK-së në Gjakovë.
Elezaj shtoi se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, nga të cilat ai pret të zbardhet shumëçka.
Organeve të rendit punën do t’ua lehtësojnë edhe kamerat e sigurisë, të cilat mësohet të kenë incizuar gjithë ngjarjen.
Për shkak të gjendjes shëndetësore të së dyshuarit, gjatë ditës nuk është mbajtur seanca për caktim të masës së paraburgimit.
E konflikti për pronën që solli vrasjen është disa vjeçar.
Viktimat kanë pretenduar se kjo ka qenë toka e tyre.
Megjithatë, atë në një proces të privatizimit, e ka blerë Gjon Gjokaj.
Televizioni ka mësuar se edhe Gjon Gjokaj në të kaluarën ka pasur probleme me tashmë të ndjerët, të cilët nuk e kanë pranuar atë si pronar legjitim të tokës.
I dyshuari për vrasje, Gjergj Gjokaj tokën e kishte vetëm në shfrytëzim.
E shtëpia e viktimave, ndodhet pak metra nga vendi ku ndodhi vrasja.
Ndërkohë familjarët nuk kanë dashur të flasin gjatë ditës për mediat./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës