Policia e Durrësit ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e një 37-vjeçari pak pas mesnatës në Sukth. Sipas bluve të qytetit bregdetar, viktima Toni Dervishaj, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte ai vetë.
Në lidhje me ngjarjen policia thotë se ka koordinuar punën për zbardhjen e plotë të asaj se çfarë ka ndodhur, ku ka shoqëruar në komisariat shtatë persona, me të cilëve edhe shokun e viktimës, i cili ishte me të në makinë në momentin e të shtënave.
Më tej, në njoftimin e policisë thuhet se viktima rezulton me precedentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në Holandë.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 23:45, të datës 26.09.2023, në Katund, Sukth, ku shtetas ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit që drejtonte shtetasi T. D. (M.), 37 vjeç, banues në Katund, Sukth, i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju informojmë se:
Sapo kanë marrë njoftim, shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu, grupi hetimor, i ngritur posaçërisht për zbardhjen e këtij rasti, ka vijuar punën, në drejtimin e prokurorit, për të fiksuar çdo provë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin. Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre.
Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet për këto veprime procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë