Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është aprovuar propozimi i mbrojtësit të të akuzuarit Murat Ademi, avokatit Florin Vertopi për sigurimin e DVR-së (ruajtës i pamjeve të kamerave) të restorantit “Bunari” nga Drejtoria Regjionale e Policisë në Prizren.
Këtë propozim, e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, në gjykimin ndaj të akuzuarve Murat dhe Reshat Ademi, të cilët po akuzohen se më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore tani të ndjerin A.B, kurse Resmije Bytyqi akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes, ndërsa Fadil Fetiu për veprën penale të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë.
“Gjetja dhe sigurimi i incizimeve mund të bëhet dhe kjo do t’i ndihmojë trupit gjykues ta vendos çështjen penale në mënyrë të drejtë. Po qe se nuk gjendet ky DVR, atëherë sigurisht që do të dëmtohet rëndë mbrojtja, personalisht Murat Ademi dhe ndoshta me qëllim të caktuar deri më sot ende nuk ka mundur të gjendet ky DVR si dhe nuk është dorëzuar në AKF”, ka thënë avokati Vertopi.
Po ashtu, gjykatësi Sejrani ka aprovuar propozimet e avokatit Vertopi që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet Driton Fondaj si dhe sigurimi i deklaratës së të akuzuarit Fadil Fetiu e dhënë më 14 nëntor 2016 nëse e njëjta është marrë nga qendra e paraburgimit në Prizren.
Propozimet e avokatit Vertopi për sigurimin e dosjes së atentatit të parë ndaj të ndjeri A.B dhe sigurimi i raportit të vendit të ngjarjes janë refuzuar.
Tutje, në këtë seancë është bërë dëgjimi i CD-ve nga bisedat e të akuzuarit Fetiu dhe Reshat Ademi, CD-së së akuzuarit Murat Ademi në burgun e Prizrenit si dhe CD-së të servisit të automjeteve “Fatoni”.
Po ashtu, është bërë shikimi i CD-së ku shihet se i akuzuari Fadil Fetiu me automjetin “Peugeot” të bardhë është takuar me të ndjerin A.B. dhe së bashku janë larguar në drejtim të fshatit Peqan.
Pas kësaj, seanca e sotme është ndërprerë, kurse seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 14 dhe 27 nëntor 2023, si dhe 13 dhe 19 dhjetor 2023.
Ndryshe, për herë të parë nga Gjykata Themelore në Prizren, më 21 tetor 2019 të akuzuarit Murat Ademin, Resmije Bytyqin dhe Fadil Fetiun i kishte shpallur fajtorë, ndërsa Reshat Ademin e kishte liruar nga akuza, mirëpo aktgjykimin e Themelores e kishte anuluar Gjykata e Apeli dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.
Gjykata e Apelit, për herën e dytë këtë rast më 29 gusht 2022 e ka kthyer në rigjykim duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin aktgjykim kjo gjykatë i kishte shpallur për herë të dytë fajtorë Murat Ademin, Resmije Bytyqin, Fadil Fetiun, ndërsa Reshat Ademin e kishte liruar nga akuza.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Murat dhe Reshat Ademi, më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore tani të ndjerin Abedin Bytyqi, kurse Resmije Bytyqin akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes.
Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për moslajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, ishte ndryshuar aktakuza ndaj Fetiut, ashtu që të njëjtin prokuroria e ngarkon me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.
Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.
Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur, ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dy e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova