LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: Jam dënuar me prova false, kërcënime nga Vis Martinaj

Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: Jam dënuar me prova false, kërcënime nga Vis Martinaj

Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, dëshmoi në procesin ndaj Leonard Dukës, Erlis Duka e të tjerëve, të akuzuar për të njëjtën ngjarje.

Selmani këmbënguli në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë. Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka.

Nga kafazi i sallës së gjyqit, Selmani tha se Blendi Teta, po ashtu i dënuar për ngjarjen, ishte marrë peng dhe kërcënuar nga Ervis Martinaj dhe se ishte detyruar të firmoste shkresa që nuk i kishte lexuar.


Sipas dëshmitarit Selmani, ditën e ngjarjes kishte drekuar në një restorant tek “Fresku” me Leonard Dukën, Erlis Dukën, Olian Lokën, Dritan Again e disa të tjerë.

“Unë shkoj shpesh në atë lokal, se e kam 20 metër larg shtëpisë. Leonard e Erlis Duka merren me kompani bastesh sportive. Dreka me ta ishte rastësi. Ishim 8-9 veta dhe qëndruam 2-2.5 orë. Blendi Teta e Fatmir Hyseni kanë qenë me ne. Tetën e solli Ervis Metani, i cili qëndroi veç 10 minuta dhe iku”.

Sipas Selmanit, në përfundim të drekës ai kishte shoqëruar me një automjet “Skoda” që përdorej për aktivitetin e vëllezërve Duka Blendi Tetën drejt një vendqëndrimi taksish.

“Blendi do shkonte te bashkëjetuesja. Tek Rruga-Ura nuk gjetëm taksi, ndaj e çova deri te QSUT. Aty Blendi me tha ta prisja 10 minuta. Mua me lëvizi një roje i një godine para së cilës kisha ndaluar. Qëndrova veç një minute dhe u largova. Nuk e prita të hipte në taksi. U ktheva tek lokali, por policia kishte rrethuar Leonard e Erlis Dukën. Makinën e çova në një lavazh. Telefonin e kisha harruar në lokal dhe ma solli Aleksandër Manxhaku. Fola me bashkëshorten në telefon. Më tha, ka ardhur policia. Më kaloi në telefon Klodin e vrasjeve. Ai më tha që duhet të shkoja në komisariat, por unë nuk shkova. Policinë e kam fobi. Ka patur raste kur na kanë shoqëruar, dhunuar e më pas lënë të lirë në mëngjes. Atë natë gjeta tek një mik në lagje”, shtoi Selmani.

Në lidhje me rrugën e kthimit për në lokal, pranë vendit të ngjarjes, dëshmitari tha se kishte qenë makina e disatë në radhë, kur kishte dëgjuar zhurmë dhe një fuoristradë kishte dalë jashtë rruge. Nja dy makina para meje u kthyen në drejtim të kundërt me mua, tha dëshmitari.

“Pas disa ditësh e pashë në media 9 veta në kërkim për një akuzë të rreme. Unë po vuaj dënim, por jam pa faj. Çdo provë është e manipuluar. Ka punonjës policie, Altin Lila, shef i krimeve dhe Alket Shatro, person me rëndësi në polici. Ju prokuror nuk keni bërë asnjë hetim, por i keni marrë të gatshme. Janë paguar mbi 500 mijë euro për të dëmtuar Leonard e Erlis Dukën”, shtoi ai.

Selmani u arrestua në prill të vitit 2020, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Santiago Malkos. I dyshuar dhe si i përfshirë në klanin “Duka”, Selmani ra në prangat e policisë në afërsi të maternitetit “Koço Glizoheni”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Malkos, pasi u kap nga disa kamera sigurie teksa mblidhte mbeturina dhe i hidhte në një kosh pranë vendngjarjes.

Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bënë përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Santiago Malko dikur ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe më pas është përjashtuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Lajme
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Kalo në kategori