LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e rojës së Top Channel, vetura e përdorur nga atentatorët rezulton e vjedhur

Vrasja e rojës së Top Channel, vetura e përdorur nga atentatorët rezulton e vjedhur

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me bresdhëri mbrëmë drejt televizionit Top Channel duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se vetura me të cilin u krye e gjithë ngjarja rezulton të jetë vjedhur në Shkodër ndërsa targat që i përkisnin një mjeti tip “Ford” rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie - nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!
Lexo po ashtu Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie - nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!

Viktima Pal Kola kishte rreth 6 muaj që kishte filluar punë si roje sigurie në “Oktapus” Security në Top Channel.


Ngjarja e ndodhur pak pas mesnate tronditi mbarë opinionin publik ndërsa mëngjesin e sotëm një mjet tip Range Rover që dyshohet të ketë lidhje me vrasjen është gjetur i djegur në afërsi të Golemit.