Dy vjet më shumë burgim do të mbajë Ujkan Metaj, i akuzuar se kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj ishte vrarë polici, Izet Demaj.
Më 15 mars të vitit 2019, Ujkan Metaj, ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë dhe ishte dënuar me pesë vjet burgim.
Por, këtë aktgjykim të Themelores e ka ndryshuar gjykata e shkallës së dytë, e cila atij ia ka rritur dënimin në dy vjet burgim, duke e dënuar Metajn me shtatë vjet burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Bazuar në aktgjykimin e saj, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata Themelore në Pejë kishte shqiptuar dënim të butë ndaj të pandehurit Metaj dhe se dënimi prej shtatë vjetësh burgim është në harmoni me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit.
Ndërsa, si të pabazuar Apeli e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes për uljen e dënimit.“Duke marrë parasysh edhe rrethanat rënduese të konstatuara tani nga kjo gjykatë, rezulton se dënimi i shqiptuar tani të akuzuarit nga Gjykata e Apelit është i drejtë dhe i ligjshëm dhe në harmoni me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit dhe se me dënimin e shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë në dispozitat e nenit 41 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.
Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 14 mars të këtij viti në Gjykatën Themelore në Pejë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi, i akuzuari Metaj, që është kushëriri i tani të ndjerit Kamer Metaj, ka thënë se e pranon fajësinë dhe se shpreh keqardhje për rastin që ka ndodhur.
Kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, e kishte miratuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit. Në këtë rast për ndihmë në kryerjen e kësaj grabitje, ka qenë i dyshuar edhe vëllai i tani të ndjerit Kamer Metaj, Ylber Metaj, mirëpo ndaj tij kanë pushuar hetimet.
Prokurorja Sahide Gashi, kishte thënë për “Betimi për Drejtësi”, se me asnjë provë nuk është vërtetuar se ai ka qenë i përfshirë në këtë rast. Ndryshe, sipas aktakuzës të Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 15 shkurt 2019, e akuzon Ujkan Metaj se me 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30, në Istog, në filialin e “NLB Bank”, me dashje e ka ndihmuar të dyshuarin tani të ndjerë Kamer Metaj në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Ujkan Metaj, akuzohet se me veturën e tani të ndjerit Kamer Metaj, e dërgon këtë të fundit tek rruga “Kadri Keqa”, në Istog, ndërsa pasi Kamer Metaj del nga vetura i armatosur për të kryer grabitjen, i akuzuari Ujkan Metaj kthehet në fshatin Shushicë.
Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, ku i njëjti më pas kishte hyrë në bankën “NLB” dhe nën kërcënimin e armës kishte grabitur shumën prej 3636 euro, ndërsa pasi polici Izet Demaj e urdhëron të ndalojë, i akuzuari ka shtënë në drejtim të tij duke i shkaktuar policit Demaj plagë të rënda ku ndërron jetë.
Ndërkaq, policia gjatë shkëmbimit të zjarrit e kishte goditur për vdekje tani të ndjerin Kamer Metaj. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025