LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e një gruaje shqiptare në Greqi, detaje nga rasti

Vrasja e një gruaje shqiptare në Greqi, detaje nga rasti

Hetimet për vrasjen e frikshme të një shqiptareje në Ampelokipi të Greqisë nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar vijojnë ende.

Sipas informacioneve të fundit, është gjetur çekiçi me të cilin 39-vjeçari ka goditur gruan para se ta mbyste përfundimisht.

Sipas medias vendase, 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.


Siç u bë e ditur dje, pasi e ka goditur me çekiç gruan, më pas 39-vjeçari e ka mbytur.

Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Lëvizja e tij e parë ishte, sipas burimeve të informuara, të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre.

Kur fëmijët e tyre u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Kur fëmijët më në fund duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.

Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites së djeshme me efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje duke ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me copë dhe plastikë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori