Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e personave të skeduar të krimit rreth zonës ky ndodhi vrasja e Lulzim Vishës, raportohet se efektivët gjetën një armë zjarri me silenciator.
Më herët Policia gjeti edhe armën e dyshuar të krimit brenda automjetit të djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit.
48-vjeçari Lulzim Visha u gjet në Kamëz mëngjesin e sotëm i pajetë brenda makinës së punës së tij, ndërsa në mjet u sekuestruan mbi 12 gëzhoja. Policia ka dyshime se ai është vrarë me pistoletë me silenciator, pasi nga dëshmitë e banorëve të zonës, nuk janë dëgjuar të shtëna armë.
Trupi i tij u zbulua nga një banor i zonës, mëngjesin e kësaj të premteje. Si zakonisht ai kishte dalë që në mëngjes për në punë dhe në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, u qëllua për vdekje nga persona të paidentifikuar. Lulzim Visha punonte si postier në një postë private.
Policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 7:40 minuta të mëngjesit, kur një banor i zonës e pa atë të pajetë në mjet. Por grupi hetimor nuk e ka të qartë kohën se kur ka ndodhur krimi, raporton A2 CNN.
Në pyetje policia ka marrë banorët e zonës. Ata kanë pohuar se nuk kanë dëgjuar të shtëna apo të kenë parë persona të dyshimtë.
Për zbardhjen e krimit, agjentët kanë ngritur dy pista hetimore. E para ka të bëjë me hasmërinë. Vëllai i Lulzim Vishës, Besnik Visha më 10 prill të 1997 ka vrarë Refik Domin te Universiteti Bujqësor. Krim për të cilin ai e ka shlyer dënimin.
Ndërsa si pistë të dytë, policia po heton një konflikt që dy vëllezërit kanë pasur muajt e fundi me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.
48-vjeçari dyshohet të jetë nxjerrë në pritë dhe më pas të jetë qëlluar për vdekje.
Menjëherë pas krimit, policia ka dyshime se autori të jetë larguar me një automjet të zi. Disa orë pas vrasjes, në Zall Herr policia gjeti të djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Zona ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie, ndërsa për të gjetur prova që mund të identifikojmë autorin, efektivët kryen kontrolle në disa banesa përreth, kryesisht persona me precedentë dhe rekorde kriminale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri