Biznesmeni dhe ish-drejtor në një nga drejtoritë e Shërbimit Informativ (SHISH) Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nentor 2024) poshtë pallatit ku jeton, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.
52-vjeçari me origjinë nga Dibra mori një tek plumb që i përkshkroi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit. Ne media ka dalë foto e biznesmenit të rrëzuar përtokë në mes të rrugicës.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamera sigurie të bizneseve pranë, kryesisht bar kafe, por për shkak të errësirës deri më tani është parë e vështirë të kapet pamje e autorit ose autorëve. Nga mungesa e pamjeve filmike të autorëve, hetuesit po ngrenë dyshime se plumbi mund të jetë lëshuar nga lartësia, nga ndonjë objekt rreth pallateve, thonë burime nga policia.
Plumbi i gjetur në vendngjarje, nuk i con drejt dyshimeve që arma të ketë qenë snajper. Në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë. Grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë autorin/ët e dyshuar.
Por pamjet kanë fiksuar Eduard Recin teksa ecën, dhe bie në tokë pas një të shtëne, zhurma e së cilës dëgjohet edhe në disa kamera sigurie që regjistrojnë me zë.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje apo konflikte të Eduard Reçit me persona të tjerë. Vite më parë, burimet thonë se Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur.
Të njëjtat burime thonë se Reçi me firmën “ELGM” ka ndërtuar edhe disa pallate të tjera në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë