LAJMI I FUNDIT:

“Vrasja e Franz Ferdinandit, romanca që ndryshoi botën”: Libri që tregon se çfarë do të ndodhte me Evropën, nëse nuk do të ndodhte atentati në Sarajevë!

“Vrasja e Franz Ferdinandit, romanca që ndryshoi botën”: Libri që tregon se çfarë do të ndodhte me Evropën, nëse nuk do të ndodhte atentati në Sarajevë!

Nëse në Sarajevë në vitin 1914 nuk do të vinte deri tek atentati i cili ishte shkaku i Luftës së Parë Botërore, kontinenti i vjetër në shekullin e 20-të do të mund të ketë shkuar drejt një lloj konfederate.

Kjo teori ishte mbrojtur atëbotë nga i vrari, trashëgimtari austriak i fronit Franz Ferdinand, thotë historiani britanik, i cili merret me historinë e Evropës që nga fillimi i shekullit të kaluar.

“Franz Ferdinand ishte i habitur nga vendimi që në vitin 1908 të bëhej aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës, sepse ai e dinte paraprakisht se kjo do të shkaktonte tensione në Ballkan, por askush rreth kësaj nuk kishte pyetur”.


“Idetë e tij politike ishte krijimi i asaj që ai e quajti Shtetet e Bashkuara të Evropës, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, ku çdo vend, brenda Monarkisë austriake, do të kishte një shkallë të caktuar të pavarësisë”, thotë historiani Sue Woolmans në prezantimin e përkthimit në gjuhën sllovene të librit “Vrasja e Franz Ferdinand – Sarajevë, romanca që ndryshoi botën”.

Këtë libër, siç thuhet më tej, ai e kishte shkruar bashkë me historianin amerikan Greg King.

Në libër, siç potencohet, përshkruhet ndër tjerash edhe ana intime e jetës së monarkut, dashuria e tij për gruan fisnike të rangut më të ulët Sofijan, si dhe idetë politike të tij.

Prezantimi i librit, për të cilin e shkroi parathënien, ishte prezente edhe stërmbesa e Ferdinand, princesha Sophie von Hohenberg, kujtimet dhe arkivat e së cilës gjithashtu ishin përdorur në libër.

Ajo tha se kishte lexuar shumë rreth historisë së gjyshit, por edhe mësuar nga disa të afërm të cilët ndonjëherë flasin për kujtimet familjare dhe fatin e keq të fëmijëve dhe trashëgimtarëve.

Vrasja e Franz Ferdinand dhe gruas së tij Sophie, Dukesha e Hohenberg, ndodhi më 28 qershor 1914 në Sarajevë kur ata u plagosën nga Gavrilo Princip.

Vrasja solli drejtpërdrejt në Luftën e Parë Botërore, kur Austria-Hungaria më pas lëshoi një ultimatum për Mbretërinë e Serbisë, e cila u refuzua pjesërisht.

Austro-Hungaria më pas shpalli luftë, duke shkaktuar veprime që çuan në luftë midis shumicës së shteteve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori