Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golluboc të Malishevës, ku dyshohet se dy vëllezër janë vrarë nga një person.

Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, i dyshuari që ka vrarë të dy personat është dhëndër i tyre, ndërsa është i fshatit Sankovc i komunës së Drenasit.


Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve, raporton Telegrafi.



Dorasi dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij, derisa pak ditë më parë dy viktimat kishin varrosur babanë e tyre.

Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia aktualisht. /Telegrafi/