Disa orë pas publikimit të pamjeve të vrasjes së Agonis Tetajt, KALLXO.com ka pranuar një foto ku pretendohet se shihet avokati i familjes Gogaj dhe prokurori i rastit Agron Uka, duke qëndruar në një kafiteri.
Prokurori Uka ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mirëpo, sipas tij, takimi ka ndodhur tri vite më parë.
“Në Bibël e Kuran të betohem që kemi qenë vetëm unë e Jetishi. Ky ka ardhë na ka përshëndetë, erdh prej një gjykimi edhe ka thënë: A bën një kafe vetëm për qejf… Kjo para tri viteve, shumë i sigurt jam. Ka ndejtë vetëm 5 minuta, por s’ka lidhje me rast”, tha prokurori.
Tutje, prokurori tha se me avokatin Berisha është në konflikt.“Unë me avokatin jam në konflikt, bile-bile thash ja unë ja ky me leshu punën”, shtoi ai.
Dje prokurori Agron Uka ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasje e rëndë“ në “vrasje nga pakujdesia”.
Dhe sot familja ka publikuar videon me akuzat se ka pasur shtrembërim të së vërtetës. Në lidhje me fotografinë, KALLXO.com ka kontaktuar edhe avokatin Besnik Berisha, i cili mbron Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt.
I pyetur nga KALLXO.com se a ka pasur rast të takojë prokurorin Agron Uka jashtë gjykatës apo prokurorisë, avokati Berisha ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“As kafe, as takim, as kurrë me ato punë e çështje nuk jam marrë”, tha Berisha.
Pasi u informua për fotografinë, ai e mohoi duke thënë se ka shanca të jetë montuar por është i gatshëm të përballet me gjithçka.
“Unë kam kontaktuar me prokurorin mbi 20 herë në sallë të gjykimit e përtej atyre vetëm kush don me kriju e trillu”, tha Berisha.
KALLXO.com ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit për të konfirmuar nëse personi në foto me avokatin është prokurori Uka, mirëpo ai nuk ka shprehur interesim për të parë fotografinë.
“Jo nuk mundem, unë nuk di asgjë, nesër komunikojmë zyrtarisht, kemi zyrën për informim, nuk bëhet tinëz kjo punë, e keni fotografinë e prokurorit nëpër portale edhe në web-faqe të Prokurorisë, i keni të dhënat për prokurorë”, tha kryeprokurori Arben Kadriu.
Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan, Agron Uka, ka folur sot për KALLXO.com pas publikimit të pamjeve të momentit të vrasjes së Agonis Tetajt nga djali i pronarit të kompanisë në të cilën i ndjeri ishte i punësuar.
Uka ka thënë se e ka cilësuar këtë rast “vrasje nga pakujdesia” për shkak se në këtë rast nuk ka ekzistuar dashja dhe i akuzuari nuk e ka ditur a është arma e vërtetë apo me gaz.
“Është video mirëpo qëllimi është tek elementi i dashjes, a ka ekzistuar apo ekziston dhe a e ka ditë ky se a është armë e vërtetë apo armë me gaz. Krejt qaty o kanë se dy armë janë konstatu që kanë qenë aty edhe qekjo situatë ka qenë”, e arsyetoi prokurori ricilësimin e veprës penale.
Gjatë ditës KALLXO.com ka kontaktuar edhe me prokuroren Sahide Gashi, e cila e ka hetuar rastin nga fillimi deri në fund.
Gashi pasi u pyet nëse ka pasur prova për vrasje të rëndë deklaroi se po të mos kishte prova nuk do ta ngriste aktakuzën.
“Në çdo rast dhe edhe këtu përderisa nuk e krijoj bindjen e plotë për veprën që ekziston unë nuk e paraqes aktakuzën”, ka thënë prokurorja Gashi.
Publikimi i videos së vrasjes së një të riu në vendin e tij të punës e shokoi opinionin publik në Kosovë.Video e vrasjes së Agonis Tetjat në kompaninë “Gogaj AG” u bë publike nga prindi i të ndjerit pasi prokurori Agron Uka e lehtësoi veprën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.
Isuf Tetaj përmes një shkrimi publik drejtuar kryeprokurorit të shtetit, mediave dhe ambasadave ka shprehur pakënaqësinë e tij me veprimin e prokurorit i cili e konsideroi nga pakujdesia vrasjen e birit të tij.Për vrasjen e Agonis Tetajt po akuzohet Shaban Gogaj.
Sipas aktakuzës se Prokurorisë së Pejës, më 23 shtator të vitit 2018, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj merr një telefonatë nga një person tjetër dhe me të përfunduar bisedën, e ndërron karrigen dhe nga sirtari nxjerr revolen e tij të tipit “Beretta”.
Aktakuza përshkruan se pas nxjerrjes së revoles Shaban Gogaj e vendos karikatorin dhe e merr në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë dhe e qëllon duke e lënë të vrarë.
Pasi kjo aktakuzë u ndryshua nga prokurori Agron Uka duke e cilësuar këtë vrasje si nga pakujdesia i akuzuari Gogaj e pranoi fajësinë.
E pas pranimit të fajësisë, avokati Besnik Berisha deklaroi se kualifikimi i ri i prokurorit e reflekton të vërtetën që ka ndodhur në ditën kritike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“S’kemi marrë asnjë kërkesë për ndihmë nga Garda”, Policia reagon pas ankesës së SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/polivia-2-380x233.jpg)
“S’kemi marrë asnjë kërkesë për ndihmë nga Garda”, Policia reagon pas ankesës së SPAK
![Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/121-380x233.png)
Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë
![Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479742731_1166478971503307_1439144842610739653_n-380x233.jpg)
Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara