Policia e Bullgarisë njoftoi se sot në Sofje është arrestuar Igor Spasov pas një fletarresti ndërkombëtar nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Spasov është i dënuar për 14 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit.


Neshkovaski u vra në festën e OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet kuvendare në vitin 2011 në sheshin e Shkupit./Telegrafi/